JURGEN KLOPP

REUTERS
Arsenal në finale
7 November, 2013 @13:42
Jurgen Klopp, trajneri që dërgoi Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar ka thënë se ky Arsenal do të duhet të mirret seriozisht dhe mund të shkojë në finale dhe ta fitojë atë.
“Po. Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Janë të rinj, të shëndetshëm dhe teknikë të mirë. Ata fituan ndeshjen mençurisht mbrëmë dhe mund të shkojnë deri në finale dhe ta fitojnë atë, nëse nuk ju del Bayern Munchen përpara,” ka thënë gjermani Klopp që ditë më parë ka zgjatur kontratën me Borussia Dortmundin deri në vitin 2018.
“Ne kemi pasur 11 goditje drejt portës së tyre para se të shënojnë ata. Futbolli është ndeshje e çudtishme. Por duhet të shikohet përpara. Kemi edhe dy ndeshje dhe duhet të kualifikohemi disi,” ka thënë Klopp për mediat gjermane transmeton kanali televiziv Eurosport sot.
Borussia Dortmund kishte mposhtur Arsenalin në Londër në xhiron e kaluar, derisa Arsenal mposhti Borussian mbrëmë. Me këtë fitore Arsenal, bashkë me Napolin kryesojnë grupin derisa nënkampioni aktual europian mbetet në vendin e tretë.