ARSENE WENGER

REUTERS
Njejtë edhe ndaj Manchesterit
7 November, 2013 @10:05
Dilemat e mëdha para ndeshjes Borussia Dortmund - Arsenal për filozofi të ndryshme dhe favorizimi i gjermanëve si nënkampion europian, në fund ka parë që Arsenal të fitojë ndeshjen.
Ndeshja e quajutr si ‘heavy metal’ i Dortmundit dhe ‘orkestra’ e Arsenalit, i ka takuar këtyre të fundit, përkundër se gjermanët kanë pasur më shumë se loja.
E pas kësaj performance trajneri Arsene Wenger i ka kërkuar djelmoshave të tij që të njejtën t’ia tregojnë edhe Manchester Unitedit në fundjavë.
“Na duhet edhe një performancë e tillë,” ka thënë Wenger fillimisht, transmetojnë mediat angleze sot.
“E kemi edhe një ndeshje të madhe në fundjavë ndaj Manchester Unitedit dhe kërkoj nga futbollistët që të tregojnë performancë të njejtë si ndaj Dortmundit.”
Ai ka vlerësuar jashtëzakonisht mesfushën e ekipit që nuk ia ka vështirësuar punën mbrojtjes.
“Ne dukeshim më stabil në mbrojtje pasi që kemi përvojë në mesfushë dhe nuk humbëm asnjë top në pozita të rrezikshme, që do të fuste në telashe mbrojtjen,” ka thënë ndër të tjera françezi Wenger.
Me fitoren e mbrëmshme Arsenal ka kaluar në pozitën e parë të Grupit F, me 9 pikë, sa ka edhe Napoli që është i dyti. Londinezët janë duke udhëhequr edhe në Premier League të Anglisë.