WAYNE ROONEY

REUTERS
Arsenali më frikësohet
8 November, 2013 @13:37
Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i ka shtuar edhe pak barut zjarrit të derbit të fundjavës në Angli ndërmjet ekipit të tij dhe liderit të Premier League-së, Arsenal.
“Me siguri ata frikësohen nga paraqitja ime në fushë,” ka thënë Rooney 28 vjeç para derbit në Old Trafford.
Topçinjtë e Londrës gjatë viteve të fundit kanë pasur probleme me Rooneyn i cili ka shënuar në disa momente të paharrueshme.
Super goli i tij me Evertonin në vitin 2002, duke u bërë emër në Premier League. Pastaj dy vite më vonë, pasi që kaloi në Manchester United, ai nxorri penalltinë e famshme të shënuar nga Ruud Van Nistelrooy, i cili ia prishi rekordin e 49-të ndeshjeve pa humbje në Highbury të atëhershëm.
Arsenali ishte përsëri viktimë e Rooneyt, kur ai shënoi golin e 100-të në Premier League. E me këtë gol, Arsenal u bë ekipi i cili ka pranuar më së shumti gola individualisht nga Rooney.
Arsenal është lider i Premier League-së angleze, derisa Manchester United nuk ia ka nisur mirë stinorit me David Moyesin në krye. Topçinjtë për herë të fundit kanë mposhtur Manchesterin më 1 maj të vitit 2011.