MANCHESTER CITY

REUTERS
David Silva mungon 1 muaj
8 November, 2013 @20:43
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundjavës, trajneri kilian i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka thënë se mesfushori spanjoll i ekipit të tij, David Silva do të mund të mungojë për një muaj në rast se problemi i tij me kofshën e këmbës vazhdon.
“Ai ka probleme në kofshë. Nuk e di ende se për sa kohë do të mungojë, por ai do të mund të jetë për tre deri në katër javë jashtë fushës,” ka thënë Pellegrini sot në konferencën për shtyp të ekipit të kaltër nga Manchesteri.
Përveç Silvas, Cityt i mungon edhe kapiteni Vincent Kompany, që është lënduar më parë dhe tashmë i ka munguar ish kampionit në gjashtë ndeshjet e kaluara.