Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MORINA

Morina: Pakujdesitë në mbrojtje po na përsëriten

Morina: Pakujdesitë në mbrojtje po na përsëriten


21 March, 2021 @15:22

Ndeshja mes Llapit dhe Arbërisë ishte potpuri golash pasi që përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të llapjanëve.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, pas ndeshjes i përgëzoi lojtarët e tij për angazhimin e tyre, ndërsa kritik u tregua për repartin e mbrojtjes duke e cilësuar si të pakujdesshëm.

“Pakujdesitë në mbrojtje po na përsëriten kohë pas kohe, prandaj duhet të përmirësohemi patjetër në atë pjesë. Më gëzon që djemtë nuk dorëzoheshin dhe kthehesh në lojë duke u afruar në rezultat, por nga loja e mirë nuk fitohen pikët. Pikët fitohen kur jep gola dhe je në epërsi ndaj kundështratit, por kundër një Llapi të kompletuar dhe të fortë prapë ky rezultat jep shpresë për më tutje që mund të ngritemi dhe mund të realizojmë atë që e kemi synim”, tha Morina për kanalin transmetues të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga