WEST HAM

Foto: West Ham
Moyes kërkohet nga Celtic
9 March, 2021 @19:13
Celtic po shikon mundësinë për të nënshkruar me trajnerin e West Ham, David Moyes, shkruan Goal.
Skocezi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me londinezët dhe është në garë për të siguruar një vend në Champions League, të paktën deri më tani. Kjo ka bërë që klubi i Celtic të dëshirojë ta ketë Moyes në Parkhead.
Pavarësisht interesimin të Celtic, ish-trajneri i Manchester United dhe Everton pritet të nënshkruaj kontratë të re me ‘hammers’ duke patur parasysh formën që po kalon ekipi.