MIQËSORJA E FUNDIT
Mposhten kuqezinjtë
3 June, 2016 @22:27
Shqipëria është ndarë kokulur nga përballja e fundit miqësore para EURO 2016.
Ukraina ka dalë fituese në përballjen e sontme të zhvilluar në Bergamo të Italisë ku kishte mijëra tifozë kuqezi.
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në shenjë të kuqezinjëve. Edhe pse ukrainasit shënuan të parët përmes Taras Stepanenkos, kuqezinjtë u kundërpërgjigjen përmes Armando Sadikut, për të përfunduar pjesa e parë 1-1.
Në pjesën e dytë Shqipëria përkundër ndërrimeve edhe pse kishte raste nuk arriti të shënojë, derisa Ukraina u tregua më e vëmendshme duke shënuar dy herë për fitore 1-3, përmes lojtarëve më të mirë të saj, Yarmolenko dhe Konoplyanka.