BESAR HALIMI
I lumtur që do të luhet në Frankfurt
3 June, 2016 @16:29
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ndjehet si në shtëpi para ndeshjes së sontme ndaj Ishujve Faroe që do të luhet në qytetin Frankfurt të Gjermanisë.
Mesfushori i skuadrës FSV Frankfurt, ka treguar se banon shumë pranë stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe beson në fitore për sot.
“E gjithë familja ime është në Frankfurt. Jetoj në këtë qytet dhe stadiumi ku do të luajmë sonte është vetëm 10 minuta larg shtëpisë sime. Jam shumë i lumtur që do të luajmë pikërisht në Frankfurt dhe besoj se do të bëjmë një lojë të mirë dhe në fund do t’i gëzohemi fitores,” tha Halimi.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin Volskbank Stadion dhe do të fillojë nga ora 20:00.