FOUR FOUR TWO
Kosova në 4-4-2
3 June, 2016 @13:50
Magazina e njohur mujore e futbollit botëror, FourFourTwo, në numrin e saj më të ri ka përfshirë edhe pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.
Duke e nisur me titullin: Edhe ne jemi shtet, pse mos të luajmë futboll, FourFourTwo ka bërë të ditur se për magazinën te ky artikull kanë folur Valon Behrami, Granit Xhaka, Lorik Cana dhe Bersant Celina - të gjithë nga një vend, dhe luajnë për 3 shtete të ndryshme sot.
Për më tepër, aty thuhet se ndoshta sot Kosova do të ishte pjesë e europianit po t’i kishte në përbërje çiftin e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.