Përshëndetet njeriu i trofeve
3 June, 2016 @10:18
Barcelona dje ka komunikuar lajmin se nuk do të vazhdojë kontratën e Dani Alvesit.
Krahu brazilian i Barcelonës ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar të skuadrës në dekadën që po e lëmë pas duke qenë pjesëmarrës direkt në triumfet e mëdha të ekipit katalonas.
Alves ka fituar 6 herë La Ligan, 3 herë Ligën e Kampionëve, 4 herë Kupën e Mbretit, 4 herë Superkupën e Spanjës, 3 herë Superkupën europiane dhe 3 herë Botërorin e klubeve.
Alves sot 33 vjeç, erdhi në vitin 2002 te Sevilla ku kaloi gjashtë stinorë, para se të bëhet pjesë e Barcelonës në vitin 2008.