MIQËSORE
Anglia fiton minimalisht
2 June, 2016 @22:46
Një gol i vonshëm i Chris Smalling i ka mjaftuar Anglisë që ta fitojë miqësoren ndaj Portugalisë së hendikepuar pa Ronaldon e Pepen, pak ditë para fillimit të Euro2016.
Për më tepër, Portugalia pjesën më të madhe të takimit e luajti me 10 lojtarë, pasi që Bruno Alves u përjashtua nga ndeshja për shkak të ndërhyrjes ‘horror’ ndaj Harry Kanet.
Anglia e dominoi takimin, mirëpo goli i fitores erdhi në minutat e fundit të takimit, duke bërë që ecuria pozitive e ‘Tre Luanëve’ para kampionatit të vazhdojë.
Në Euro2016, Anglia ndodhet në grupin B bashkë me Uellsinë, Rusinë e Sllovakinë, ndërsa Portugalia ndodhet në grupin F me Islandën, Austrinë e Hungarinë.
Chris Smalling Goal HD - England 1-0 Portugal… by soccerhub365