DRITA-FLAMURTARI
Drita i shpëton rënies, penalltitë sigurojnë Superligën
2 June, 2016 @18:52
Nga dueli i Play Outit ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit, skuadra bardhekaltër nga Gjilani ishte ajo e cila festoi në fund.
Drita i shpëtoi rënies, megjithëse ate e rrezikoi tejmase në këtë takim.
Flamurtari kaloi në epërsi në minutën 34’ me golin e Shpend Krasniqit, i cili shënoi nga distanca.
Më pas Drita ishte ajo e cila sulmonte më shumë për ta gjetur golin e barazimit, i cili erdhi vetëm në kohën shtesë të pjesës së rregullt të takimit, kur Taulant Haliti shënoi për ta shpëtuar Dritën nga rënia.
Pranë rezultatit të barabartë 1-1 skuadrat shkuan në vazhdime, por as në këtë periudhë nuk u prish baraspesha në rezultat dhe fituesi u desht të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive.
Te penalltitë gjilanasit ishin më të sakt dhe kështu arritën të fitojnë për të mbetur në Superligë edhe stinorin e ardhshëm.