BEFASITË E EVROPIANEVE
Cili ekip do të jetë befasia e EURO 2016?
Shkruan: Luan MORINA
3 June, 2016 @14:13
Deri në edicionit e vitit 1992, përfshirë këtë edicion, kampionati evropian ka pasur vetëm nga tetë kombëtare. Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë krijoi mbi 15 shtete të reja në kontinentin e vjetër që shtyri deri në zgjerimin e kësaj gare. Deri atëherë, befasitë në kampionate evropiane pothuajse nuk kanë ekzistuar.
Kualifikimi i Irlandës më 1988, Rumanisë katër vite më parë, Greqisë më 1980 mund të veçohen si befasitë më të mëdha, të cilat kanë përfunduar me një paraqitje mesatare. Më parë, titullin e Çekosllovakisë në edicionet të ngjashme me Final-Four të këtyre ditëve, mund ta konsiderojmë si ngjarje më të papritur të kampionateve evropiane. Befasitë nisin në Suedi. Dhe atë falë politikës.
BEFASIA 2016
Ka shumë kandidatë për të bërë befasinë e këtij edicioni. Shqipëria është njëra nga pesë debutueset e këtij kampionati. Kombëtarja jonë ka gjasë më të madhe se Irlanda Veriore e Islanda për të bërë befasinë. Uellsi e Sllovakia janë më mirë të formësuara se ne. Austria nuk është keq. Polonia, Irlanda, e Zvicra kanë ndoshta ekipet më të mira në histori të tyre, të gatshme për të befasuar. Hungaria kthehet pas gati gjysmë shekulli. Çerek shekulli kanë kaluar nga pjesëmarrja e Belgjikës, por këta janë ndër favoritët kryesor për titull, prandaj s’do të ishte befasi.
Formati i garave ofron më shumë kushte për befasi këtë kampionat. Për Shqipërinë, gjithçka më tepër se rrethi i dytë do të ishte befasi. Le të befasojmë edhe një herë të gjithë pas kualifikimit.