TE IRLANDA
Dy lëndime te Irlanda para europianit
31 May, 2016 @21:28
Përfaqësuesja e drejtuar nga Martin O’Neal, Irlanda, sot ka përjetuar një shok në ekip, pasi që mesfushori Harry Arter është lënduar në stërvitje dhe do të mungojë në EURO 2016.
Arter, që luan për Bournemouthin, ka impresionuar mjaft në ndeshje miqësore ndaj Holandës të premten e kaluar - por me kaq ëndrra për EURO morri fund për te.
Për më tepër, edhe sulmuesi me përvojë i ekipit, Robbie Keane, ka pësuar një lëndim në muskul gjatë fundjavës dhe pritet të shihet a do të jetë i gatshëm për europian.