OLIVIER
Giroud në formë
31 May, 2016 @12:40
Rivalja e dytë e Shqipërisë në Grupin A të EURO 2016, Franca, aktualisht ka lojtarin më në formë, sulmuesin e ekipit Olivier Giroud.
Giroud në 4 ndeshjet e fundit që ka startuar për Francën ka shënuar 5 gola dhe mbetet kërcënimi kryesor për skuadrat rivale në këtë grup.
Mbrëmë, Giroud shënoi ndaj Kamerunit në fitoren 3-2 të Francës, ndërsa ajka e natës ishte goli i Dimitri Payetit, të cilin sot Federata e Futbollit të Francës e ka quajtur, njeriu i parë pas Zinedine Zidaneit që shënon pa problem nga gjuajtjet e lira.