FERRONIKELI

Foto: Ferronikeli Facebook
Prezantohet Kurtishaj
31 May, 2016 @11:29
Dje Ferronikeli e prezantoi skuadrën para mediave, mirëpo për shkak të obligimeve ndaj ish-klubit të tij aty nuk ishte i pranishëm Blerand Kurtishaj, sulmuesi i sapoardhur nga Trepça ‘89.
Klubi nga Drenasi njoftoi që prezantimi i tij do të bëhet në seancën e ardhshme stërvitore dhe ashtu ndodhi. Bomberi mitrovicas u prezantua sot. Lajmi u konfirmua me foto nga faqja e Ferronikelit në Facebook.
Kurtishaj ishte sulmuesi më i mirë i sezonit 2015/2016 me 18 gola të shënuara.