TË PAHARRUESHMET
Befasitë evropiane - Greqia 2004
1 June, 2016 @12:07
Deri në edicionit e vitit 1992, përfshirë këtë edicion, kampionati evropian ka pasur vetëm nga tetë kombëtare. Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë krijoi mbi 15 shtete të reja në kontinentin e vjetër që shtyri deri në zgjerimin e kësaj gare. Deri atëherë, befasitë në kampionate evropiane pothuajse nuk kanë ekzistuar. Kualifikimi i Irlandës më 1988, Rumanisë katër vite më parë, Greqisë më 1980 mund të veçohen si befasitë më të mëdha, të cilat kanë përfunduar me një paraqitje mesatare. Më parë, titullin e Çekosllovakisë në edicionet të ngjashme me Final-Four të këtyre ditëve, mund ta konsiderojmë si ngjarje më të papritur të kampionateve evropiane. Befasitë nisin në Suedi në vitin 1992. Dhe atë falë politikës.
GREQIA 2004
Për kondita goxha banale që merrnin parasysh rezultatet e kualifikimeve në Botërorin e fundit dhe këtë Evropian, Çekia dhe Suedia ishin vendosur në vazon e parë përkrah kampionëve aktual - Francës, dhe vendasve – Portugalisë. Italia, Spanja, Anglia, e Gjermania ishin në vazon e dytë derisa autsadjerët Bullgaria, Greqia, e Zvicra (para-kosovare) dhe debutuesit e Letonia në vazon e katërt. Qysh këtu mund të nuhatnim që ky do të ishte ndoshta Evropiani më i dobët në histori.
Vendasit e fortë
Vendasit ishin akoma të kompletuar. Couto, Rui Costa, Figo, e Nuno Gomes po ktheheshin. Nga kampionët e Evropës vinin yje në ngritje si Deco, Maniche, Carvalho, e Ricardo Perreira. Si dhe prezent ishte një djalosh që kishte kaluar në Manchester United i quajtur Cristiano Ronaldo. Grupi me Rusinë, Greqinë, dhe Spanjën do të duhej të ishte i lehtë për tu kaluar. Por, grekët qysh në ndeshjen e parë nisën të befasonin. Nuk kishin ekip, nuk kishin as trajner. Karagounis dhe Stelios ishin më të njohurit. Karagounis shënoi golin e parë pas gabimit të mbrojtjes, derisa një penallti ngriti në dy epërsinë e grekëve.
Ronaldo do të lante gabimin e tij në kohën shtesë, por kishte qenë goxha vonë për të rikthyer rezultatin. Basinas, Nikopolidis, Charisteas dhe kapiteni Zagorakis ishin emrat tjerë tek grekët që do të bënin një nga befasitë më të mëdha të kampionateve evropiane (për mua mbeten mbrapa danezëve dhe befasisë së kampionatit të ardhshëm). Në ndeshjen e dytë kundër spanjollëve që po bënin gabimin e katër viteve më parë të Gjermanisë, kishte qenë një gol i Charisteas që kishte nxjerr atë pikën e vlefshme do të lente takimin e fundit kundër rusëve formalitet pasi edhe portugezët edhe spanjollët kishin nga një pikë më pak dhe takoheshin ndërmjet vete.
Rënia e Francës
Në çerekfinale vinte Franca e cila do të sjelltë një Spanjë në një version pak më të mirë. Nuk do të mund të fajësonim tranzicionin sepse pos mbrojtjes, reparti i mesfushës dhe sulmit ishte i përkryer me Thuram, Makelele, Vieira, Pires, Zidane, Henry, e Trezeguet. Por, përzgjedhjet që bënin në stol kishin turpëruar kampionët në fuqi edhe këtu pas Afrikës Jugore. Grekët me pak fat e pak fuqi kishin kaluar edhe francezët për tu ndeshur me çekët. Nikopolidis dhe fati ishin faktorët kryesor për fitoren, përsëri minimale të grekëve që u siguronte finalen.
I njejti stil edhe në finale
E në finale, i njëjti tregim. Në atë që ishte finalja më e dobët në histori të Evropianeve (edhe shkelja e spanjollëve herën e kaluar mbetet ndeshje më interesante), vendos përsëri një gol i Charisteas, përsëri nga një harkim prej të djathtës. Greqia ishte kampion. Renditet në mesin e befasive, fatkeqësisht më të pakëndshmet të Evropianeve. Nuk do të mund të krahasohej me Danimarkën që kishte mposhtur më të mirët në formën më të mirë. As me Çekinë, e as me ato tjerat që do të vijnë. Nuk mund të mbahej as kundër Shqipërisë që i kishte treguar vendin vetëm dy muaj më pas në ‘Qemal Stafa’.