DE BIASI
Ndryshime në formacionin kuqezi
2 June, 2016 @21:47
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në konferencën për shtyp të sotme nga Bergamo, para ndeshjes ndaj Ukrainës ka paralajmëruar se do të ketë ndërrime në formacionin bazë të kuqezinjëve.
“Në ndeshje ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime në formacionin bazë dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit,” ka thënë ndër të tjera italiani sot.
Shqipëria zhvillon miqësoren e fundit ndaj Ukrainës para debutimit në Kampionatin Europian, EURO 2016.
Ndeshja Shqipëria - Ukraina zhvillohet nesër mbrëma dhe nis në ora 20e30.