REPREZENTACIONI
Epokë e re për Kosovën
3 June, 2016 @9:46
Sot në ora 20 në “Voksbank Arena” të Frankfurtit, Gjermani, nis epoka e re e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Reprezentacioni kosovar që zhvilloi ndeshje në periudhë të okupimit, pastaj të lirisë, pas shpalljes së pavarësisë, e në vitet e fundit me të drejta të kushtëzuara nga FIFA, tashmë është me të drejta të barabarta me përfaqësueset tjera anëtare të UEFA-së dhe FIFA-së.
Kosova luan ndaj Ishujve Faroe sonte, ndërsa në fanella nuk do të ketë fusnotën dhe do të ketë të drejtë t’i përdor simbolet shtetërore.