BARCELONA
Prokurori: Messi duhet të lirohet
3 June, 2016 @13:05
Gjatë javës tjetër mirret vendimi përfundimtar për Lionel Messin lidhur me masat për dyshimin ndaj fshehjes së tatimit.
Prokurori i çështjes Raquel Amado ka thën se Lionel Messi duhet të lirohet dhe nëse ka pasur çfarëdo dyshimi, tashmë është gjithçka e qartë.
Mirëpo, kjo nuk do të jetë e njejtë edhe për babain e futbollistit më të mirë në botë, Jorge.
“Fshehja/mashtrimi i shtetit ndaj obligimeve tatimore mund t’i ngarkohet babait të lojtarit, pasi që ai ka qenë në rolin e menaxherit ekonomik,” ka shtuar Amado shkruan Marca sot.
Sidoqoftë, gjithçka lidhur me çështjen Messi do të vendoset nga avokati i shtetit i cili pritet të marrë vendim gjatë javës së ardhshme.
Messi dyshohet të ketë fshehur obligimet fiskale ndaj shtetit për vitet 2007, 2008 dhe 2009 që e ngarkojnë atë me 22 muaj burgim. Tatimi që do të duhej të pagohej në këto vite kap shifrën e 4.1 milionë eurove.