TE LIDERI

Foto:Google
Mungojnë Giménez dhe Lodi
4 May, 2021 @14:08
Atlético Madrid u kthye në stërvitje pas dy ditëve pushim, pas fitores së tyre kundër Elche në Martínez Valero.
Ekipi i “rojiblanco” filluan të përgatiten për duelin kundër Barcelonës, takimi i rëndësishëm në luftën për titullin e kampionit.
Mungesat e vetme të Simeones ishin Giménez dhe Lodi, të cilët po punojnë për t`u rikuperuar, me shpresën për të qenë në gjendje të jenë në Camp Nou.
Uruguajani u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Elche për shkak të shqetësimit në muskuj dhe është në pritje të evolucionit. Lodi, nga ana e tij, po rikuperohet nga një lëndimi i muskujve dhe e ka të vështirë të arrijë duelin.
Ndeshja në mes Barcelonës dhe Atlético Madrid zhvillohet të shtunën në orën 16:15.