PAUL POGBA
Mungon 50 ditë
20 March, 2015 @8:49
Mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba, do t’i mungojë ekipit të tij për 50 ditët e ardhshme, ka konfirmuar dje klubi Bianconer nga Torino.
Pogba 22 vjeç që po vlerësohet si njëri ndër mesfushorët me të ardhme të shkëlqyer, u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit, ku Juventus siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Nëse afati i dhënë nga mjekët e Juventusit është i saktë, Pogba do të mund të kthehet për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, derisa në Serie A, Juventus vetëm pret zyrtarizimin e titullit, pasi që kundërshtarët e saj janë së paku 14 pikë larg. Pogba ka shënuar tetë gola në të gjitha garat për Juventusin këtë stinor.