Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERNERBAHÇE - KONYASPOR

Muriqi me projektil, Feneri deklason Konyan

FOTO / Fenerbahçe

Muriqi me projektil, Feneri deklason Konyan


26 October, 2019 @21:38

Një super gol nga ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe 4 tjera nga bashklojtarët e tij, Fenerbahçe e mposht Konyasporin me rezultat 5-1.

Fenerbahçe e nisi ndeshjen furrishëm, duke shënuar me Garry Rodriguesin në minutën e 11’ dhe Mathias Jorgensen në minutën e 14’, derisa goli i kundërshtarit erdhi nga autogli i mbrojtësit të Fenerbahçes Serdar Aiziz.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me golin e Ozan Tufanit (3-1), i cili shënoi pas asistimit të Rodgriguesit.

Në pjesën e dytë, Luiz Gustavo shënoi golin e katërt, derisa një super gol erdhi nga Vedat Muriqi në minutën e 82’.

Muriqi me një goditje të fuqishëm nga distanca e vulosi rezultatin në 5-1.

Me këtë fitore Fenerbahçe ngritet në pozitën e dytë me 17 pikë në total.


 
Të gjitha lajmet nga International