Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHCE - GAZISEHIR

Muriqi me super gol, Fenerbahçe e nis bindshëm

Muriqi me super gol, Fenerbahçe e nis bindshëm


19 August, 2019 @20:49

Me një super gol të shënuar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës,Vedat Muriqi, Fenerbahçe e nisi stinorin në mënyrën më të mirë.

Feneri e mposhti Gazisehirin me rezultat 5-0.

Djelmoshat e trajnerit Ersun Yanal, në 25 minutëshin e parë, fituan 3 penallti, prej tyre një nuk arriti të shënoi Moses, i cili kishte shënuar golin e parë pikërisht nga penalltia.

Në minutën e 17’, Vedat Muriqi pas një asistimi nga Emre Belezoglu shënoi një super gol, derisa Emre më pas shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Fenerbahçe e kontrolloi ndeshjen, kurse goli i katërt erdhi nga Nabil Dirar në minutën e 74, e krejt në fund rezultatin e vulosi i riu Ferdi Kadioglu për 5-0.


 
Të gjitha lajmet nga International