GJERMANIA
Mustafi në 22-shen e Löwit
30 September, 2016 @15:18
Shkodran Mustafi është njëri prej 22 futbollistëve të ftuar në përfaqësuesen e Gjermanisë, nga përzgjedhësi Joachim Löw.
Mbrojtësi me prejardhje nga Gostivari, që ka treguar paraqitje të mira në kohët e fundit me skuadrën e Arsenalit, do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Irlandës Veriore, që do të luhen më 8 tetor, përkatësisht 11 tetor.