ZYRTARE NGA UEFA
Mysafiri i FFK-së, Sekretar Gjeneral i UEFA-së
4 March, 2016 @15:24
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së sot, njeriu që vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës në muajin shkurt të vitit të kaluar, Theodore Theodoridis, është emëruar Sekretar Gjeneral i UEFA-së.
Greku 50 vjeç punon në UEFA që nga janari i vitit 2008.
UEFA gjithashtu ka caktuar datën e Kongresit të 40 që do të mbahet më 3 maj në Budapest, ku ka bërë të ditur zyrtarisht se do të ketë temë Kosovën për anëtarësim.
Theodoridis do të zëvendësojë Gianni Infantinon në postin e Sekretarit Gjeneral të UEFA-së, ku ky i fundit ditë më parë u bë kryetar i FIFA-së.