Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE SUN IRONIZON VAN GAALIN

“Na fal”

Faqja sportive e The Sun, sot

“Na fal”


24 December, 2015 @12:48

E përditshmja The Sun ironikisht i ka kërkuar falje trajnerit të Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, i cili ishte ankuar dje në konferencën për shtyp para ndeshjes së ekipit. 

“Na fal” ka qenë titulli i madh me fotografinë e Van Gaalit në mes, duke shkruar mbi të, “pasi kërkove që të kërkojmë falje” - “Na fal”. 

E në pjesë të ndryshme të faqes kanë ironizuar me “Kërkojmë falje… Sepse nuk ke fituar qe 6 ndeshje”, “Kërkojmë falje… sepse je jashtë Ligës së Kampionëve”, “Kërkojmë falje… sepse nga pozita e parë ke rënë në të pestën”, “Kërkojmë falje… se i ke mërzitur deri në lot tifozët”, “Kërkojmë falje… që i ke harxhuar 250 milionë funta për të arritur këtë”

E krejt në fund: “Me të vërtetë ju kërkojmë falje tifozë të Manchester Unitedit - por ai për momentin është ende trajner i juaj”. 

Krejt kjo erdhi pas konferencës së djeshme për shtyp të Van Gaalit. 


 
Të gjitha lajmet nga