INTERI NUK DO TË NDALET

Zbulohet synimi i ri i Interit
24 December, 2015 @12:28
Tani më është përzgjedhur mesfushori i ri i skuadrës së Interit. Ky është Lassana Diarra, mesfushori i Olympique Marseille, që ka përvojë të madhe me 30 vjetët e tij.
Njoftimin e ka bërë të ditur Il Corriere dello Sport sot, duke theksuar se kryetari i Interit Eric Thohir nuk do të ndalet me kaq këtë stinor, kurse skuadrës mund t’ia shtojë edhe njërin nga anësorët ofanziv si: Ezequiel Lavezzi ose Sophiane Feghouli.
Inter është lider i stinorit vjeshtor në Serie A, por prapa vetes ka në minus një pikë Napolin e Fiorentinën, pastaj me tre pikë më pak është Juventusi e 4 Roma.