Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FADIL BERISHA

Na mbetet të luftojmë

Fadil Berisha, majtas/ Foto: prishtinafc.com

Na mbetet të luftojmë


24 April, 2016 @20:42

Prishtina sot përjetoi humbjen e dytë me radhë si mysafir me rezultat të njejtë, 1-0. Pas humbjes, trajneri i bardhekaltërve Fadil Berisha ka thënë se ekipit tash i mbetet të luftojë në ndeshjet e ardhshme për t’i ikur barazhit.

“E kemi ditur që Liria ka ekip të fortë dhe kemi ardhur të luftojmë aq sa mundemi. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku patëm edhe një rast për shënim. Në pjesë të dytë filluam të dominojmë, por pësuam nga një kundërsulm kur s’është pritur fare. Kështu e ka futbolli. Kuptohet që më mirë ka qenë barazim se humbja, sepse do të ishim tre ekipet me nga 32 pikë dhe deri në fund kanë qenë gjasat më të mëdha për ne për t’i ikur barazhit. Neve na mbetët të luftojmë deri në fund të kampionatit dhe të shohim çfarë mund të nxjerrim,” ka thënë Berisha për faqen zyrtare të ekipit të Prishtinës sot.

Prishtina tash ka 31 pikë nga 27 ndeshje dhe është e dhjeta në klasifikim, duke zënë vend në zonën Play-Out të Superligës, që kërkon ndeshje barazhi për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga