EDHE 3!
No Vardy, no problem!
24 April, 2016 @19:03
Barazimi javën e kaluar ndaj West Hamit u mendua se do të ishte fundi i ‘përrallës së Leicester Cityt’, mirëpo skuadra e Claudio Ranierit reagoi menjëherë.
Edhe pse në mungesë të Jamie Vardyt, golashënuesit kryesor të skuadrës, Leicesteri arriti fitore të lehtë në ndeshjen ndaj Swanseat. Me nga 2 gola në secilën pjesë, befasia e këtij sezoni nuk lejoi asnjë befasi dhe ndeshja u mbyll me rezultat 4-0. Ishte argjentinasi Ulloa, ai i cili e zëvendësoi për mrekulli Jamie Vardyn e suspenduar. Ulloa shënoi dy herë, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Mahrez dhe Albrighton.
Kjo fitore bën që diferenca me Tottenhamin të rritet në 8 pikë, me londinezët që ndeshjen e tyre e luajnë nesër në shtëpi ndaj WBA-së. 3 xhiro para fundit, Leicesteri duket më pranë titullit.
TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE
Leicester City 2-0 Swansea HD All Goals & Full… by for4vd