Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KISHNICË

Hajvalia shpërthen në pjesë të dytë

Hajvalia shpërthen në pjesë të dytë


24 April, 2016 @16:37

Hajvalia ka shënuar fitoren e 14 të stinorit sot duke e mposhtur Vushtrrinë në Kishnicë. Ekipi i Ismet Munishit ka shpërthyer në pjesë të dytë të ndeshjes, kur ka bërë dallimin e madh në lojë duke i konkretizuar rastet.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë kishte përfunduar 1-1, kur gjuajtja e lirë e Fuad Karabegut has në këmbën e Egzon Fekës së Vushtrrisë, që në tentim të largojë topin nga goli i tij, shënon autogol. Sidoqoftë, vushtrriasit zunë Hajvalinë në mjegull dhe pak para pushimit të pjesëve, barazuan kur krosimi i Daut Maxhunit në zonën e vendasve krijoi tollovi, ku më së miri u gjet Edon Pasoma që barazoi 1-1.

Në pjesën e dytë ishte tregim krejt tjetër. Liridon Leci i dha avantazhin Hajvalisë, ndërsa Vushtrria tregoi shenja të lodhjes, që i shfrytëzoi më së miri braziliani Sergio Junior që shënoi edhe dy herë për finalen 4-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga