NERAZZURRI
Jovetic i jep frymë Interit
23 April, 2016 @22:33
Dy golat e malaziasit, Stevan Jovetic, e ka kthyer rezultatin në të mirë të Interit, i cili shënoi fitore sonte ndaj Udineses, megjithëse në fillim ishte në disavantazh.
Udinese kishte kaluar në epërsi me golin e sulmuesit françez, Cyril Thereau, mirëpo këtë rezultat nuk arriti ta ruaj deri në fund të takimit.
Kur të gjithë pritnin që ndeshja do të përfundojë me rezultat 2-1, në fund doli në skenë sulmuesi 29 vjeçar, Eder, i cili e vulosi fituesin e këtij takimi.
Me këtë rezultat, Interi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt, por tani me 64 pikë, katër më pak se pozita e tretë që siguron një vend për Ligën e Kampionëve në stinorin e ardhshëm.