Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIM TOVËRLANI

S’ka ndeshje të lehta

S’ka ndeshje të lehta


24 April, 2016 @13:40

Trajneri i Ferronikelit, Afrim Tovërlani, që zëvendësoi në fillim të vitit Gani Sejdiun në këtë post, pas fitores së djeshme ndaj Istogut në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit ka thënë se nuk ka ndeshje të lehtë.

RAPORTI I NDESHJES

“Kur vjen goli në minutën e tretë, skuadra lirohet luan më komod, më qetë. Nuk ishte fitore e lehtë, por shumë e vështirë. Sipas meje s’ka ndeshje të lehta. Istogu s’ka pasur çfarë të humb në Drenas. Fitore ose barazim për ta do të ishte e madhe, për ne hap mbrapa. Ajo që është e radhës, ajo është më e rëndësishmja”, tha Tovërlani pas ndeshjes për Supersport.

Sa i përket titullit dhe rikthimit të Behar Maliqit nga lëndimi ai shtoi:

“Ka ende gjasa, edhe për Hajvalinë, edhe për Ferronikelin për ndonjë gabim, secili ekip mund të mposhtë secilin. Nuk do ta llogarisimin sikur jemi 7 pikë apo 10. S’do të ketë lëshime, as nonshalancë. Sa i përket kthimit të Behar Maliqit, do të thotë shumë, edhe i tij, edhe i Mentorit (Zhdrella), sepse janë futbollistët më të mirë në vitet e fundit në Kosovë”.

TABELA AKTUALE

Ferronikeli vazhdon të jetë lider i Superligës dhe është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga