Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - LLAPI

Ndahen pikët mes Dukagjinit e Llapit

Foto: KF Llapi / Facebook

Ndahen pikët mes Dukagjinit e Llapit


25 August, 2022 @19:20

Në ndeshjen e luajtur sot në Klinë, Dukagjini dhe Llapi barazuan mes vete 1-1 (Arbër Shala 22’ / Alef Firmino 47’).

Secila prej pjesëve dhuroi nga një gol.

I pari erdhi nga Arbër Shala i vendasve, i cili shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 22’, kurse për mysafirët barazoi Alef Firmino me kokë në minutën e 47’. Asistues te ky gol ishte Festim Alidema.

TABELA AKTUALE

Pas 3 xhirove të para, Llapi ka 5 pikë dhe ndodhet i dyti në tabelë, kurse Dukagjini mbetet ende pa fitore pas 3 xhirove të para. Në fakt, kjo ishte pika e parë për skuadrën klinase në këtë sezon të Superligës.

Xhiron që vjen, Dukagjini i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Llapi e pret Prishtinën në “Zahir Pajaziti”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga