Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - DRENICA

Ndahen pikët në “Ferki Aliu”

Ndahen pikët në “Ferki Aliu”


19 September, 2019 @17:59

Me barazim është mbyllur dueli i luajtur sot në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë.

Vushtrria dhe Drenica shënuan që të dyja nga dy herë, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me rezultatin final 2-2 dhe pikët mes skuadrave të ndahen.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Qemajl Elshanit (6’), e më pas vendasit barazuan me golin e De Paulas në minutën e 29’, për të shkuar kështu në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

TABELA AKTUALE

Në gjysmën e dytë të ndeshjes, ishte Harmon De Gawe i Drenicës ai që shënoi për 1-2, kurse fitoren mysafirëve ia mohoi Nertil Hoxhaj, i cili me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 88’ të ndeshjes ia mundësoi një pikë skuadrës së tij.

Barazimi i sotëm bën që pas 5 xhirove që të dyja këto skuadra të kenë nga 5 pikë.

Në xhiron që vjen, Vushtrria i shkon Ballkanit në Suharekë, kurse Drenica luan në udhëtim te Ferizaji.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga