GJILANI - DRITA

Ndahen pikët në Gjilan, Drita mbetet prapa
5 May, 2021 @16:59
Pa fitues është mbyllur derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.
Skuadrat në fjalë sot barazuan pranë rezultatit 1-1 (Fiton Hajdari 20’ / Priestley Irogue 60’), rezultat i cili bën që Drita ta bëjë një tjetër hap prapa në luftën për titullin kampion.
I asistuar nga Muhamed Useini, i pari rrjetën në këtë takim e gjeti Fiton Hajdari i Gjilanit në minutën e 20’ të ndeshjes, e me këtë gol skuadra e Ismet Munishit shkoi në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, kampioni në fuqi i Kosovës arriti ta barazojë rezultatin përmes futbollistit Priestley Irogue në minutën e 60’, por më tepër se aq nuk arriti të bëjë, e kështu ndeshja u mbyll me barazim, rezultat i cili nuk i konvenon aspak Dritës tri xhiro para fundit të kampionatit.
Tashmë Drita ka mbetur 3 pikë larg Prishtinës lidere, ndërkohë që mund ta humbasë edhe pozitën e dytë nëse Ballkani fiton nesër ndaj Arbërisë.
Në anën tjetër, Gjilani ndodhet i qetë në vendin e katërt.