ULPIANA

Ndahen rrugët me Edlir Tetovën
28 March, 2022 @21:43
Trajneri i deritashëm i Ulpianës, Edlir Tetova, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë kontrata e trajnerit Tetova, ashtu siç u bë e ditur javë më parë në TopSporti.com.
Në pjesën e mbetur të stinorit në krye të skuadrës do të jetë Fadil Ademi.
Ulpiana me 24 pikë gjendet në pozitën 9 në Superligë.