Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Media: Trajneri i Ulpianës jep dorëheqje?!

Edlir Tetova, krytrajner i Ulpianës/ Foto: FCUlpiana/fb

Media: Trajneri i Ulpianës jep dorëheqje?!


22 March, 2022 @0:08

Pas barazimit të fundit në Superligë ndaj Ferronikelit, media lokale lipjanase Lipjani Press ka bërë të ditur se kryetrajneri durrësak i Ulpianës, Edlir Tetova ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Njoftimi pritet të bëhet zyrtar të martën, 22 mars, bën të ditur portali në fjalë, ndërsa ekipi do të duhet të luftojë për mbijetesë në Superligë pas ardhjes aty në këtë stinor.

Ulpiana është e parafundit në renditje të Superligës, pozitë kjo që shpie automatikisht në Ligë të Parë, ndërsa për të shpëtuar ekipi në dhjetë xhirot e fundit duhet së paku të dalë në pozitën e tetë, që siguron barazhin, pozitë kjo që aktualisht okupohet nga Dukagjini me 5 më pikë më shumë sesa lipjanasit.

Nga KF Ulpiana nuk ka komunikatë zyrtare për një gjë të tillë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga