Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FUSHË KOSOVA

Besnik Krasniqi rikthen Dritën te fitoret, ndalet seria e Fushë Kosovës

Besnik Krasniqi rikthen Dritën te fitoret, ndalet seria e Fushë Kosovës


11 November, 2023 @14:52

Pas 3 xhirove pa fitore, Drita sot ka arkëtuar 3 pikë në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës në Gjilan.

Të drejtuarit nga greku Akis Vavalis, vuajtën shumë për ta gjetur golin, por fitorja minimale 1-0 u arrit falë një goli të Besnik Krasniqit me kokë në minutën e 84’.

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola, pjesë gjatë së cilës në sy ra paraqitja mjaft e mirë e Armend Rugjit, portierit mysafir.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, presioni i Dritës u shtua, por Fushë Kosova mbahej mirë, deri në minutën e 84’, moment në të cilin vendasit e gjetën golin e fitores.

I sapo-inkuadruar nga banka rezervë, Yll Ibrahimi, krosoi mjeshtërisht nga krahu i majtë, e topin me kokë e çoi në rrjetë Besnik Krasniqi, lojtar i mirënjohur për kontributin e tij në fazën sulmuese. Ky gol doli të ishte vendimtar për Dritën, me epilogun final që në fund ishte 1-0.

Kështu, Drita tashmë i është rikthyer fitoreve pas 3 xhirove, kurse për Fushë Kosovën kjo ishte humbja e parë pas 3 xhirove pa humbje.

Xhiron që vjen, Drita i shkon Prishtinës, kurse Fushë Kosova e pret Dukagjinin. Xhiroja e ardhshme luhet pas pushimit të kombëtareve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga