Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - FERONIKELI 74

Falë Hamdi Namanit, Llapi fiton pas 4 xhirove

Falë Hamdi Namanit, Llapi fiton pas 4 xhirove


11 November, 2023 @14:59

Pas 4 xhirove pa fitore, Llapi më në fund ka arritur ta gjejë 3-pikëshin në Superligë.

Sot podujevasit fituan 1-0 (Hamdi Namani 28’) ndaj Feronikelit 74 në “Zahir Pajaziti”.

Hamdi Namani në minutën e 28’ ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Përkundër rasteve të shfaqura në pjesën e dytë, rrjetat nuk u tundën më dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, 1-0.

Pas pushimit të kombëtareve, Llapi i shkon Gjilanit, kurse Nikli e pret Lirinë në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga