Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA - PRISHTINA

Liria s’dorëzohet, lufton deri në fund dhe barazon ndaj Prishtinës

Fotot: FCLiria/ fb

Liria s’dorëzohet, lufton deri në fund dhe barazon ndaj Prishtinës


11 November, 2023 @15:02

Barazim 2-2 (Andri Stafa (P) 75’, Megameno 83’ / Jalen Blesa 2’, Leotrim Kryeziu 9’) mes Lirisë dhe Prishtinës në “Përparim Thaçi” sot. Skuadrat në fjalë dhuruan një ndeshje relativisht të mirë, ku vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën të dalin me pikë nga takimi, ndonëse kryeqytetasit patën epërsi të dyfishtë mjaft herët.

Përderisa klubi prizrenas është në negociata për emërimin e kryetrajnerit të ri, sot skuadra u drejtua nga Astrit Berisha, siç njoftoi TopSporti dje.

Alush Gavazaj

Ndeshja filloi fort keq për Lirinë, që pësoi dy herë brenda 10 minutave të parë. Jalen Blesa shënoi i pari për prishtinasit në minutën e tretë, e më pas në të nëntën epërsinë e dyfishoi Leotrim Kryeziu. Rol në të dy këto gola të Prishtinës pati mitrovicasi Hasan Hyseni.

Gjatë pjesës së parë më gola nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-2.

TABELA AKTUALE

Megjithatë, përkundër që ishin në disavantazh të dyfishtë, vendasit nuk u dorëzuan. Rezultati mes skuadrave mbeti i pandryshuar deri në minutën e 75’, kur prizrenasit e ngushtuan rezultatin përmes penalltisë së gjuajtur saktësisht nga Andri Stafa. Penalltia në fjalë u akordua pas rishikimit me VAR. Ky gol krijoi “momentum” për skuadrën prizrenase dhe shpejt erdhi barazimi. Golin e barazimit 2-2 e gjeti Megameno në minutën e 83’.

Në vazhdim të ndeshjes, më gola nuk pati dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë.

Diellon Beseni

Ditëve të ardhshme Liria pritet ta emërojë kryetrajnerin e ri, të cilin e pret shumë punë për ta shpëtuar skuadrën nga rënia në Ligën e Parë.

Pas pushimit të kombëtareve, Liria ndeshjen e parë e luan si mysafire e Niklit, kurse Prishtina e pret Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga