Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRKOHËSISHT

Astrit Berisha do të drejtojë Lirinë ndaj Prishtinës

TOPSPORTI/ D. S.

Astrit Berisha do të drejtojë Lirinë ndaj Prishtinës


10 November, 2023 @16:33

Ndihmës-trajneri i deritashëm i Lirisë, Astrit Berisha, një ish-futbollist i Lirisë, do të drejtojë ekipin prizrenas në përballje ndaj Prishtinës që luhet të shtunën, më 11 nëntor.

Liria ndau rrugët me trajnerin turk Nedim Yigit javën e shkuar pas humbjes nga Fushë Kosova, për shkak të rezultateve jo të mira deri tash në kampionat.

Berisha në anën tjetër, është duke punuar si ndihmës-trajner që nga stinori i kaluar, kur ishte ndihmës i Xhengis Rexhepit, ndërsa të njëjtën pozitë e vazhdoi edhe me trajnerin Yigit.

Liria është e fundit në renditjen tabelare të Superligës, ndërsa nesër pret ekipin e Prishtinës në kuadër të xhiros XIV të Superligës. Prizrenasit deri tash kanë shënuar vetëm një fitore në Superligë, prej se u rikthyen aty këtë verë, duke kaluar dy pengesa barazhi. Astrit Berisha ka qenë lojtar i gjeneratës së Lirisë, kur Liria për herë të parë dhe të vetme ishte bërë kampion i Kosovës, në stinorin 1994/1995.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga