DRITA

Ndahen rrugët me golashënuesin më të mirë në histori të Dritës
7 June, 2021 @12:18
Nënkampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Drita, para pak çastesh ka lajmëruar se janë ndarë rrugët me lojtarin legjendar Xhevdet Shabanin.
Shabani e Drita vendosën që t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të kontratës.
Xhevdet Shabani është golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës gjilanase. Ai gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 245 ndeshje, ka shënuar 66 gola dhe luajti me 42 asistime.
Shabani me Dritën është shpallur 2 herë kampion i Kosoës dhe ka fituar një herë Superkupën e Kosovës.