Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHEN NDARJET

Ndarja e katërt! Ikën edhe Marko Simonovski nga Drita

Ndarja e katërt! Ikën edhe Marko Simonovski nga Drita


1 June, 2023 @14:02

Drita ka bërë të ditur se nuk ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin verimaqedonas të skuadrës Marko Simonovski. Futbollsiti që qëndroi dy stinorë te ekipi gjilanas dhe ishte sulmuesi me më së shumti gola të shënuara për ekipin, me të përfunduar kontrata me klubin - nuk e ka vazhduar atë.

“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve. Simonovski erdhi te ne në sezonin 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeqare arriti 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 32 gola dhe 6 asiste.” - ka shkruar FC Drita në njoftimin e publikuar pak më parë.

Drita i ka uruar sukses në vazhdim të karrierës shkupjanit 31-vjeçar që stinorin 2021/22 e kreu me 12 gola të shënuara për ekipin. Ai kishte ardhur te Drita në verë të vitit 2021 prej Feronikelit. Përndryshe, Drita po jep sinjale për renovim të madh në skuadër, pasi që pos vazhdimit të kontratës me Rron Brojën, tashmë ka ndarë rrugët me Ardian Limanin, Ilir Blakçorin dhe Hamdi Namanin. Simonovski është futbollisti i radhës që po largohet nga klubi.


 
Të gjitha lajmet nga