LEGJENDA
Ndërron jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona
25 November, 2020 @17:37
Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë para pak çastesh.
Lajmin e bëri të ditur gazeta e njohur argjentinase Clarin.
Maradona ditë më parë ishte operuar në tru, derisa ka ndërruar jetë në Tigre pas një sulmi në zemër, raporton Clarin.
60 vjeçari Maradona gjatë karrierës së tij është shpallur 1 herë Kampion i Botës me Argjentinën, derisa famën më të madhe si lojtar e arriti kur luajti te Napoli.