ATALANTA - VILLARREAL
Ndeshja vendimtare, u shtye për shkak të motit
8 December, 2021 @22:31
Dueli vendimtar i Grupit F të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit u shtye sonte për shkak të borës së madhe që binte në Bergamo.
Pas ndeshjes, raportet thonë se shpresohet që ndeshja të luhet nesër (e enjte, 09.12).
Ndeshja mes Atalantës dhe Villarrealit ka qenë vendimtare për të përcaktuar pozitën e dytë në grup dhe kualifikimin tutje në Ligë të Kampionëve, pasi që Atalanta ka 6 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Villarreal 7.
Manchester United ka kryer Grupin F si lider, ndërsa Young Boys është eliminuar.