Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Ndeshjet direkte do të vendosin

Foto nga arkivi/ FCDrita/fb

Ndeshjet direkte do të vendosin


14 June, 2020 @19:22

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur me fitoren e ekipit të tij sot ndaj Trepçës’89.

Drita ka arritur të mposht ‘89-shin për herë të parë pas 19 vitesh.

“Fitore e rëndësishme për të vazhduar kampionatin. Më vjen mirë që këta futbollistë e arritën këtë, pas statistikave që i pashë kemi marrë masa,” ka thënë Nuhiu.

Sa i përket lojës, që e mbajtën në kontrollë Nuhiu ka qenë i qartë sa i përket urdhërave të dhëna.

”Çdonjëri prej lojtarëve ka luajtur me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Kemi mbajtur vijën dhe lojën nën kontrollë. Taktikisht kemi luajtur shumë mirë,” ka thënë ai.

Kurse sa i përket luftës për titull dhe kush do ta krijojë diferencën deri në fund, Nuhiu mendon se kjo arrihet në duelet direkte mes pretendentëve.

“Eksperienca do të bëj diferencën besoj, ndërsa ndeshjet direkte mes rivalëve do të luajnë rol të madh në garë për titull. Sa na përket neve, ato i marrim një nga një dhe nuk do të mendojmë për mëtutje,” ka shtuar Nuhiu në fund.

Drita me fitoren e sotme ndaj Trepçës’89 ka shënuar fitoren e parë në Riza Lushta pas 19 vitesh. Intelektualët kanë arritur të rikthejnë lidershipin me fitoren e sotme, pasi që dje aty ishte Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga