Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA89 0-2 DRITA

Drita rikthen kreun me fitoren e parë të stinorit ndaj ‘89-shit

Drita rikthen kreun me fitoren e parë të stinorit ndaj ‘89-shit


14 June, 2020 @19:00

Drita ka shënuar fitoren e parë të stinorit ndaj Trepçës’89 dhe atë në momentin më të duhur për skuadrën.

Ekipi i Ardian Nuhiut ka mposhtur Trepçën’89 të rrezikuar për rënie 0-2 [Xhevdet Shabani 17, Kastriot Rexha 69] në Riza Lushta të Mitrovicës, duke rikthyer kreun e tabelës, për ta rrëzuar Prishtinën poshtë pas një dite sa e mbajtën këtë pozitë kryeqytetasit.

Xhevdet Shabani me goditje maestrale nga gjuajtja e lirë i dha epërsinë Dritës heret në takim, kur shënoi në minutën e 17 të ndeshjes. Kjo bëri që gjilanasit të kontrollojnë ndeshjen, ndërsa mitrovicasit në kërkim të pikëve jetike të hapen në lojë.

‘89-shi kishte rast të mirë për të barazuar në minutën e 28 të ndeshjes me golashënuesin më të mirë të tyre dhe të ligës, Arb Manaj. Por, tentimi i tij u ndalë nga portieri i Dritës.

TABELA AKTUALE

Pas kësaj golashënuesi i golit të parë pat edhe një rast për të “këputur” ndeshjen para fundit të pjesës së parë (38’), por rasti i tij ideal - shkoi huq.

Pjesa e dytë nisi me tentim të mirë të ekipit të Shpëtim Idrizit, kur Ardian Muja (50’) tentoi, por që u prit nga portieri Maloku i Dritës.

Pas kësaj Drita rimerr iniciativën në ndeshje dhe gati 20 minuta para fundit të saj pas një asistimi të Astrit Fazliut, ujku i vjetër i golave, Kastriot Rexha shënon për të garantuar fitoren e Dritës në minutën 69 të takimit.

Deri në fund të ndeshjes pati disa ndërprerje për shkak të faulimeve dhe kartonëve, kurse ‘89-shi e kreu duelin me 10 lojtarë, pasi që Richard Asare i tyre mori kartonin e dytë të verdhë 10 minuta para fundit të takimit.

Duke llogaritur dy kartonat e Asares, referi shpërndau edhe 6 të tjerë në duel prej të cilave katër ishin për lojtarët e Dritës.

Në xhiron që vjen Drita pret Ferizajin si vendas, kurse Trepça’89 do të ketë punë të vështirë ndaj ekipit pretendent për titull dhe gara evropiane, Ballkani.


ALLSVENSKAN

Fidan Aliti startues dhe 90min në duelin e parë të sezonit

International/Sportistë shqiptarë në botë

Fidan Aliti startues dhe 90min në duelin e parë të sezonit

14/06/20 @ 16:26

FERIZAJI - GJILANI, 11s

Ferizaji i plotë ndaj Gjilanit, 11-shet

FFK Superliga

Ferizaji i plotë ndaj Gjilanit, 11-shet

14/06/20 @ 16:17

TREPÇA '89 - DRITA

Trepça ‘89 vs. Drita, 11-shet startuese

FFK Superliga

Trepça ‘89 vs. Drita, 11-shet startuese

14/06/20 @ 16:01

JAVA 24

Drita për kryesim, Trepça ‘89 për shpëtim

FFK Superliga

Drita për kryesim, Trepça ‘89 për shpëtim

14/06/20 @ 11:02

OTO JOHN

Sulmuesi që e bëri kampion ‘89shin, bën lider Prishtinën

FFK Superliga

Sulmuesi që e bëri kampion ‘89shin, bën lider Prishtinën

14/06/20 @ 10:19

VENDIMI I KD-së

Prishtina dënohet me 1 mijë euro

FFK Superliga

Prishtina dënohet me 1 mijë euro

07/09/23 @ 10:31

VENDIMI I KD-së

Prishtina dënohet me 1 mijë euro

FFK Superliga

Prishtina dënohet me 1 mijë euro

07/09/23 @ 10:31

SHTESË TE KAMPIONI!

Bernard Karrica - lojtar i ri i Ballkanit

FFK Superliga/International/Transfere

Bernard Karrica - lojtar i ri i Ballkanit

06/09/23 @ 00:06

TRANSFERI AFATGJATË!

Talenti Arjol Bllaca prej 2 Korrikut, kalon te kampioni - Ballkani

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Talenti Arjol Bllaca prej 2 Korrikut, kalon te kampioni - Ballkani

04/09/23 @ 23:24

FLET PËR FAQEN ZYRTARE TË KLUBIT

Meriton Korenica për Manisën: “Këtu jam për titull”

FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Meriton Korenica për Manisën: “Këtu jam për titull”

04/09/23 @ 20:38

11-SHET

Superliga - Formacioni i javës (4)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (4)

04/09/23 @ 16:49

STAR OF THE GAMEWEEK IV

Kenan Haxhihamza (Dukagjini) - Ylli i javës (4)

FFK Superliga

Kenan Haxhihamza (Dukagjini) - Ylli i javës (4)

04/09/23 @ 11:54

BALLKANI VAZHDON ME PERFEKSION!

Përforcimet e verës kombinojnë si zëvendësime në debutim, për Ballkanin perfekt

FFK Superliga

Përforcimet e verës kombinojnë si zëvendësime në debutim, për Ballkanin perfekt

03/09/23 @ 21:36

PIKA E RADHËS PËR DUKAGJININ

Dukagjini rrëmben pikë nga Drita, me Haxhihamzën hero në fund!

FFK Superliga

Dukagjini rrëmben pikë nga Drita, me Haxhihamzën hero në fund!

03/09/23 @ 19:39

NDAHEN PIKËT NË "ZAHIR PAJAZITI"

Llapi dominoi, e Prishtina përsëri barazoi jashtë

FFK Superliga

Llapi dominoi, e Prishtina përsëri barazoi jashtë

03/09/23 @ 19:27


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga