MONACO 1-2 REIMS

Ndikim i menjëhershëm, Arbër Zeneli si zëvendësues asiston për fitore
27 February, 2022 @15:09
Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, i është kthyer ekipit të tij dhe atë me ndikim të menjëhershëm e direkt në lojë për fitore të madhe!
Zeneli është futur si zëvendësues në minutën e 80 të ndeshjes, ndërsa asistoi më pas për golin e dytë të skuadrës së tij në fitore ndaj Monacos në Louis II.
Mesfushori i Kosovës asistoi te sulmuesi Nath Mbuku, ndërsa Reimsi mori tri pikë tejet të rëndësishme për mbijetesë në Ligue 1, duke e mposhtur Monacon 1-2 që po kërkon garat evropiane.
Zeneli ka munguar te ekipi i tij Reims që prej korrikut të vitit të kaluar për shkak të një lëndimi të rëndë. Ai, sot ka luajtur për herë të parë pas 7 muajsh.