STADIUMI I ISHUJVE FAROE
Në cilin stadium luhet ndeshja Ishujt Faroe-Kosova?
12 October, 2018 @15:55
Ndeshja ndërmjet Ishujve Faroe dhe Kosovës do të luhet në stadiumin “Tórsvøllur” të kryeqytetit Tórshavn të Ishujve Faroe.
Kapaciteti i këtij stadiumi është vetëm 6,040 ulëse.
Stadiumi është i ndërtuar në vitin 1999, ndërsa që nga viti 2011 përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Në kuadër të Ligës së Kombeve, Ishujt Faroe në këtë stadium janë takuar edhe me Maltën dhe Azerbejxhanin. Të parën e kanë mposhtur me rezultat 3-1, ndërsa nga e dyta u mposhtën dje me rezultat 0-3.
Stadiumi është i ndërtuar me bari artificial.
Pamjet e stadiumit mund t’i shihni më poshtë...
Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës luhet më 14 tetor në ora 18:00.